India shumë shpejt e ndalon shitjen dhe konsumimin e alkoolit

Autoritetet në shtetin Indian – Bihar, kanë njoftue se kane me ndalë shitjen dhe konsumin e alkoolit.

Ministri Nitish Kumar, ka njoftue se ndalimi ka me shkue gradualisht në tanë shtetin përgjatë 6 muejve të ardhshëm, shkruan BBC.

Vendimi i Kumar asht mbështet nga tana partitë politike të shtetit, ku 243 ligjvanës u pajtuen me fjalën e ministrit “duhet qëndrue larg alkoolit”.

Ky ndalim i alkoolit gjithashtu ka marrë mbështetje të plotë nga gratë e vendit.