Iniciativa e Haradinajt m’u rishikue Demarkacioni – Mali i Zi deklarohet zyrtarisht

Shefi i komisionit të Malit të Zi për Demarkacionin me Kosovë, Milan Paunovic ka thanë sot se shpreson që “situata lidhun me kufinin ka me u zgjidhë simbas marrëveshjes së mahershme”.

Deklarata e Paunovic pason vendimin e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, i cili e ka shkarkue komisionin për Demarkacionin dhe ka paralajmërue marrëveshje të re për kufinin me Malin e Zi.

“Raportimet e mediave se kryeministri i ri i Kosovës ka paralajmërue se ka me propozue formimin e komisionit të ri nuk duhen me u komentue, mbasi që Mali i Zi për këtë nuk asht i njoftuem zyrtarisht”, ka thanë Paunovic, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtue se asht i bindun se në Prishtinë ka me u arritë marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, raporton televizioni publik malazez.