Inspektorati i MD’s, pritet me çue në shtëpi disa zyrtarë për rastin ‘Dehari’

Nji raport i hartuem nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, pritet me çue në shtëpi disa nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Kjo ngase në ditën e vdekjes së Astrit Deharit, janë ba lëshime n’ofrimin e sigurisë, që kanë çue në vdekjen e aktivistit të LVV’s.

Express ka kontaktue me Ylber Topallin, Kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai ka thanë se asht ba nji inspektim nga ana e inspektoratit të MD’s, në qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe në bazë të gjetunave pritet me pasë shkarkime të zyrtarëve të kësaj qendre.

E lajmi për shkarkimin e zyrtarëve pritet me u ba gjatë ditës së sotme nga ana e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes nji konference për media.

E qe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tashma e ka në duer raportin e inspektoratit të hartuem nga inspektorët e MD’s dhe së shpejti pritet që me anë të nji konference për media me i ba të dituna shkarkimet.

Astrit Dehari kishte ndërrue jetë gjatë transportimit prej paraburgimit për në Spitalin e Prizrenit ku ishte tue u mbajt si i dyshuem për sulm terrorist ndaj Parlamentit.

Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatue se Dehari kishte vdek nga lëndimet e vetshkaktueme.

Kryeprokurori i Prizrenit ka konstatue se anëtari i Vetëvendosjes bani vetëvrasje, por, ende nuk janë sqarue motivet.

Askush s’asht arrestue apo akuzue se kush e ka shtye Deharin në vetëvrasje.