Inspektoriati i Punës ka shqiptue veç 3 gjoba ndaj mediave

21 të punësuem pa kontrata pune, kurse në 649 raste nuk asht respektue orar i punës, asht gjendja e medieve që Inspektorati i punës ka gjetë mbas nji inspektimi në mediat e Kosovës. Kështu tha kryeinspektori Basri Ibrahimi, gjatë nji konference për media.

Ibrahimi ma tej ka thanë se nga dita kur kanë fillue inspektimet me 25-26 Maj deri dje me mbarimin e tyne, janë inspektue 34 media dhe inspektoriati ka shqiptue veç 3 gjoba.

Të gjetunat, po ashtu kallxojnë se numri i të punësuemve në media asht 1896, ndërsa numri i femnave asht ma i naltë sesa i mashkujve, 1177 femna dhe 719 mashkuj.