Inspektoriati i punës, rregulla të rrepta për shtëpitë mediale

Ispektorati i Punës që inspekton kompanitë mediale lidhun me ligjin e punës, ka me fillu nji nisëm të re, për zgjidhjen e shumë problemeve të gazetarëve.

Kështu tha kryeshef i Inspektoratit të Punës, Bastri Ibrahimi gjatë nji konference për media të organizueme nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ma tej Ibrahim tha, se nëse punëtorët në media nuk paguhen me rregullë dhe nëse puntorët nuk kanë kontratë pune, drejtuesit e institucioneve kanë me u gjobitë nga 10 mijë deri në 35 mijë euro.

Por nji gja e tillë deri tash nuk asht praktiku për shkak që, shtëpitë mediale nuk kanë pare.

Ndërsa, kryetari i AGK’s, Zekirja Shabani tha se AGK’ja në vazhdimësi ka ngritë shqetësime për mos pagën e rregullt si dhe mos respektimin e të drejtave të tyne.

Deri më tani shtepitë mediale në Kosovën numërojnë 400 gazetarë të regjistruem, por vetëm 30% kanë deklaru se punojnë pa kontrata të punës.