Institucionet e Kosovës, plotë me analfabeta!

qeveria

Dy doktorë shkence së mbrami kanë kërkue punë në qendrat komunale të punësimit, ndërkohë në shkollat e Kosovës janë të punësuwm 565 persona, të cilët nuk kanë as edhe nji ditë shkollë.
Përkundër kësaj, asgja nuk i pengon ata që me punue në këto institucione të dijes.

Ma të ngritun profesionalisht nuk janë edhe të tjerët, që punojnë në institucionet edukativo-arsimore.

Rreth 2 mijë punëtorë në objekte arsimore e kanë të kryem vetëm shkollën fillore. Ndërkaq, me shkollë të mesme janë 3 mijë e 945. Ndërkohë që, vetëm 14 mijë punëtorë të tjerë kanë përfundue shkollimin superior.

Kështu tregojnë të dhanat e punësimit napër institucionet publike, të sigurueme nga Gazeta Fjala.

Hiq ma mirë me kuadro nuk qëndrojnë as ministritë, komunat e agjencitë tjera shtetnore.

Simbas të dhanave të punësimit të marra në Ministrinë e Administratës Publike, janë 982 zyrtarë komunal në tanë Kosovën që kryejnë funksionet e tyne pa asnji ditë shkollë. Nga ta, 410 punojnë në administratë.

Derisa me shkollë fillore janë të punësuem 2 mijë e 225 punëtorë, e 10 mijë e 313 të tjerë e kanë të kryeme vetëm shkollën e mesme. Me shkollim të naltë janë 6 mijë e 446, përderisa me shkollim superior janë afër 20 mijë persona.