Institucionet në veri, ende pa simbole shtetnore!

Institucionet në veri të vendit vazhdojnë me sfidue Republikën e Kosovës, tue mos respektue ligjin për përdorimin e simboleve shtetnore.

Në veri të Mitrovicës, por edhe në komunat tjera veriore, si Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan, përveç stemës dhe flamurit të Serbisë, nuk fuguron asnji simbol i shtetit të Kosovës.

Madje, kjo e fundit quhet krahinë autonome e Republikës së Serbisë, shkruen KosovaPress.

Kështu, në objektin e Qendrës Shendetësore në Zveçan, të Hanën janë zavendësue tabelat e vjetra me të reja, në të cilat shkruen në alfabetin cirilik “Shtëpia e shëndetit”, “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”.