Institucionet qendrore e lokale nuk respektojnë rekomandimet e Auditorit

Shumica e institucioneve qendrore dhe lokale nuk respektojnë vendimet e Auditorit të Përgjithshëm.
Madje shumë të gjetuna të cilat evidentohen nga Auditori përsëriten nga viti në vit.

Kjo u ba e ditun në konferencën për media të organizueme nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në publikimin e raportit për vitin 2016, në të cilin ju ba thirrje edhe prokurorisë me hetue këto raste.

Artan Canhasi nga KDI, theksoi se shkeljet në prokurimin publik janë evidente në shumicën e raporteve të publikueme nga ZKA, me nji përfshimje gati 20% e të gjitha gjetjeve.