Institucionet, të pa koordinueme për dhunën në familje

Koordinimi i institucioneve për mbrojtje kundër dhunës në familje, ishte shkas i tryezës së rrumbullakët të mbajtun sot nga institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Zyrën e BE’s në Kosovë.

Në këtë tryezë ndër të tjera u tha se, për ngritjen e kapaciteteve në luftimin e dhunës në familje asht i domosdoshëm koordinimi mes institucioneve kompetente.

Lirije Kajtazi, kryetare e Këshillit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetun dhe Peticione, tha se janë mbikqyrë të gjitha institucinet të cilet merren me këtë problematikë përfshi Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Social, Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial, Policinë, etj, dhe se janë konstatue mangësi në koordinim mes tyne.

Ndërkaq Lirak Çelaj, Kordinator Kombëtar Kundër Dhunës në Familje, tha se shqetësues asht edhe raporti, i cili tregon se 33% e grave në Kosovë e pranojnë dhunën. Ai theksoi nevojën e nji fushate për mospranimin e dhunës. Çelaj gjithashtu shtoi se rritja e numrit të raportimeve vjen si rezultat i rritjes së nivelit të vetëdijes pasiqë nuk ka indikator që tregojnë për rritje të dhunës në familje.

Megjithatë, tue folë për seriozitetin e situatës, gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shemsi Hajdini, theksoi se nga 200 raste të dhunës në familje të cilat ai i ka trajtue, 97% janë gra, e kjo e ban shqetësuese situatën.
Në fund, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari vuni theksin edhe te çashtja e diskutimit të rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit në Kuvend, në prezencë të institucionit përkatës.