Institucionet – të paafta me luftue korrupsionin

Instituti Demokratik i Kosovës publikoi sot punimin rreth mekanizmave institucional për luftimin e korrupsionit të naltë në Kosovë, që simbas KDI, ka ardhë për shkak të mungesës së vullnetit politik për me prodhue mbivendosje institucionale në sistemin e drejtësisë.

E pranishme në këtë panel ishte edhe deputetja e VV’s, Albulena Haxhiu e cila e përmendi edhe raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, të publikuem dje.

Mirëpo i menjihershëm ishte reagimi i këshilltarit të Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, i cili tha se gjatë këtij mandatit qeveritar, nuk ka pasë asnji skandal korrupsioni.

Në panel morën pjesë edhe shumë përfaqësues të tjerë të shoqnisë civile, si dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.