Institucioni i Avokatit të Popullit me të drejta të plota u ba anëtar i AOM

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u ba sot anëtari i 28’t i Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), krahas Francës, Spanjës, Greqisë, Shqipnisë, Maltës, Marokut, Palestinës, Algjerisë, Izraelit, Sllovenisë, Maqedonisë, Qipros etj.

Ky Asociacion asht krijue me 19 Dhetor 2008 në Marsejë, me rastin e mbledhjes së dytë të Rrjetit Mesdhetar të Ombudsmanëve.

Nën organizmin e Ombudsmanit të Maltës me 9-10 Mars 2016, në Valletta kryeqyteti i Maltës, po mbahet takimi i nandë i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM – Association of the Mediterranean Ombudsmen ), ku Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) u pranue anëtar me të drejta të plota.

Kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë Asociacion u diskutue në ditën e dytë të punimeve, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit.

Me këtë rast u tha se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e AOM’it dhe kriteret e paracaktueme dhe se plotëson kushtet e kërkueme për me qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera nacionale të të drejtave të njeriut anëtare të këtij Asociacioni.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme deklaruen veç e veç votën e tyne, gja që rezultoi me pranimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM).

Tema qendrore e këtij takimi të AOM’it ishte “Ombudsmani – aktor kyç për Qeverisjen e mirë”.

Nji pjesë e diskutimeve i kushtuen vëmendje bashkëpunimit të institucioneve anëtare të AOM’it, jo vetëm në këmbimin e përvojave, por edhe për mundësitë për trajnim dhe studime të avancueme lidhun me institucionet e Ombudsmanëve dhe Qeverisjen e mirë.

U theksue se ndërtimi i nji bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe nji komunikimi dinamik mes këtyne institucioneve ndikon në respektimin dhe fuqizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në vendet respektive.