Instituti Seizmologjik: Këto qytete në Kosovë janë ma të rrezikueme nga tërmetet

Kosovarët nuk duhet me pasë panik, sepse vendi jonë në përgjithësi nuk asht i rrezikuem nga tërmetet, thotë Shemsi Mustafa nga Instituti Seizmologjik i Kosovës.

Simbas Mustafës, qytetet që janë në zona ma të rrezikshme janë Istogu, Peja dhe Prizreni.

“Harta e rrezikut sizmik na mundëson të dimë se ku mundet me pasë termet dhe në cilat pjesë asht rreziku ma i madh. Zonat ma të rrezikueme në Kosovë janë Istog, Pejë, Prizren, por edhe Vitia, Gjilan dhe pjesë veriore të Kosovës. Gjithsesi Istogu, Peja dhe Prizren janë ma të prekuna”, ka thanë Mustafa në Klan Kosova.