Interesante: Britania me nji peticion për përsëritjen e referendumit

Në internet ka dalë nji peticion që ban thirrje për nji referendum të dytë për votimin e daljes nga Bashkimi Europian i Britanisë së Madhe. Simbas “The Metro”, mbështetësit e Britanisë së Madhe në BE refuzojnë me pranue rezultatin e referendumit dhe kërkojnë mbajtjen e nji tjetër referendumi për këtë çashtje.

Kjo nismë asht thirrë nga Oliver Healey, përmes nji peticioni të ngritun në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit britanik. Nismëtarët e peticionit thonë se kërkesa e tyne bazohet në nji rregull të miratuem për referendumin në fjalë, që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian asht nën 60 për qind dhe pjesëmarrja asht nën 75 për qind, atëherë duhet me u mabjtë nji referendum i dytë.

Mediat britanike shkruejnë se menjiherë mbas publikimit dhe shpërndamjes nëpër rrjetet sociale, fluksi i personave që nisën me nënshkrue këtë peticion ishte aq i madh, sa faqja e Parlamentit doli jashtë funksionit disa herë.

Që nji peticion me u shqyrtue nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet me i kalue 100 mijë nënshkrues, shifër që tashma asht tejkalue nga rasti në fjalë.

screenshot