Interesim i madh për me ndjekë seancën ‘Drenica I’

Kanë mbet ma pak se gjysë ore kur edhe pritet me fillue seanca gjyqësore për ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtakut.

Lushtaku dhe Selimi kanë me dalë sot para Gjykatës Supreme, e cila njihet edhe si shkalla e fundit e gjykatës në vend.

Ndryshe në korridoret e objektit të Gjykatë Supreme vërehet interesim i madh për me ndjek këtë seancë që njihet ndryshe si rasti ‘Drenica I’.

Selimi dhe Lushtaku janë denue ma parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe t’akuzuemit kanë pretendue se n’asnji rast nuk asht dëshmue asnji provë ndaj tyne dhe as ndaj asnji ish-pjesëtari të UÇK’s të cilët janë dënue në rastin e njoftun si Grupi i Drenicës.