Interesim i madh për Trepçën

Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të AKP’s asht diskutue mbi statusin e “Trepçës”, për kërkesën e punëtorëve të Fabrikës së Tubave, lirimin e aseteve, si dhe për fillimin e auditimit të ndërmarrjeve të privatizueme me kushte.

Tenderi i hapun i prokurimit për ofruesin e shërbimeve profesionale për studimin e fizibilitetit të “Trepçës” ka ngjallë nji interesim të madh të kompanive dhe konzorciumeve ndërkombëtare, njofton Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Kështu, 26 kompani e kanë marrë dosjen e tenderit deri tash, përderisa 7 nga to kanë dorëzue ofertat.