Interpoli n’kambë: Gjendet lista me 173 emna të ISIS që kanë me sulmue Europën

Nji dosje me emnat e madje 173 pjesëtarëve të ashtuquejtunit Shteti Islamik asht gjete në nji vend të msheft në Mosul. Fjala asht për listën e vetvrasësve potencialë, të cilët ishin të pregaditun ta sulmojnë Europën si hakmarrje për disfatat e ISIS’it në Irak dhe Siri.

Dosjen e kanë gjete forcat speciale irakiane gjatë çlirimit të Mosulit para disa muejve. Ata këtë dosje ia kanë dorëzue shërbimeve amerikane për evakuim, ndërsa këta mandej ia kanë dorëzue Interpolit. Në Maj, Interpoli ia ka dërgue listën të gjithë shërbimeve sekrete europiane, lajmëron Welt, transmeton gazetametro.net.

Me emnat e xhihadistëve, në dokument gjenden edhe fotografitë e tyne dhe vendet e prejardhjes. Disa fotografi duken si ato të pasaportave. Në shumicën e fotografive terroristët buzëqeshin të gëzuem, derisa në disa duken të marruem dhe seriozë.

Shumica janë nga Iraku, mandej nga vendet tjera arabe siç aneë Tunizia, Maroku, Jordania dhe Arabia Saudite, por edhe nga ish Bashkimi Sovjetik, gjegjësisht nga Taxhikistani. Mirëpo, gjashtë terroristë vijnë nga Europa, konkretisht nga Belgjika, Holanda, Franca dhe Gjermania.