Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuem publikisht

Deri para disa ditësh në faqen zyrtare të Interpolit n’internet kanë figurue dheta kosovarë të shpallun në kërkim ndërkombëtar.

Por ka nji kohë që lista asht pastrue dhe në webfaqe gjenden vetëm dy të kërkuem publikisht.

Dzemal Kapetanovic dhe Florim Hoxha janë dy të kërkuemit e vetëm që shfaqen nëse bajmë “search” të “Under UNMIK- Kosovo (mandate).

Lista mund të jetë e gjatë e kosovarëve të kërkuem nga Interpoli, mirëpo publikisht kërkohen vetëm Kapetanovic dhe Hoxha.

Derisa i pari ka lind në Çeki, Hoxha vjen nga Rahoveci.

Kosova nuk figuron ende si shtet n’Interpol mbasi kjo organizatë e sigurisë ndërkombëtare ende nuk e ka njoft atë si anëtare.

E derisa në vendin tonë të shpallun publikisht janë vetëm dy persona, në Shqipni lista asht shumë ma e gjatë.

Janë 160 shtetas të këtij vendi që po kërkohen publikisht prej vjetesh nëpërmjet faqes së Interpolit.