Investimet e hueja në Kosovë pësojnë ranie

Investitorët e huej nuk po e shohin Kosovën si vend për ta investue pasuninë e tyre. Kështu të paktën kallxojnë të dhanat zyrtare të publikueme nga Banka Qendrore të Kosovës, shkruen Gazeta Express.

Simbas raportit të BQK’s, në tre mujorin e dytë të këtij viti investimet e hueja direkte në vend kanë shënue ranie. Kështu investitorët e huej deri në Qershor të vitit 2016 investuen në Kosovë 97 milionë euro, shifra këto dukshëm ma të ulëta me ato të vitit paraprak ku investimet arrinin vlerën e 163 milionë eurove.

Edhe në muejt Kallnor, Fror, Mars të vitit 2016 investimet e hueja direkte të pranueme në Kosovë, arritën vlerën prej 72 milionë euro që paraqet nivel ma të ulët krahasue me vlerën prej 82.7 milionë euro të regjistruem në këto muej.

Sa i përket origjinës së investimeve të hueja, Zvicra ka investue rreth 73 milionë euro, mandej Turqia rreth 58 milionë euro dhe Gjermania 45 milionë euro.