Investimet gjermane, qe sa t’papunë kanë me u punësue

500 deri në 800 t’papunë në Kosovë kanë me pasë mundësinë e punësimit falë hapjes së nji fabrike në Podujevë, e cila asht investim gjerman.

Kjo u ba e ditun në nji konferencë për media të mbajtun nga Ministri i Punës, Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, së bashku me nji grup inevstitorësh gjerman.

Abrashi tha se, puna që ka me u ba në këtë fabrikë asht përpunimi ushqimor, përkatësisht të perimeve.

Ai shtoi se, nji grup i të punësuemve në këtë fabrikë kanë me pasë mundësinë që me u trajnue në Gjermani./KosovaPress/