Investitorët Europianë organizojnë paltformën e dialogut mes tyne dhe Qeverisë së Kosovës

qeveria

Këshilli i Investitorëve Europian, ka me organizue sot nji platformë të dialogut mes Investitorëve Europian dhe Qeverisë së Kosovës.

Në nji komunikatë për media, thuhet se, mbas hyrjes në fuqi të Marrëveshjës për Stabilizim Asocim, asht rritë nevoja për përmirësim të klimës së bashkëpunimit mes bizneseve vendore si dhe Investitorëve Europian me Qeverinë e Kosovës.

“Në këtë ngjarje, të pranishëm kanë me qenë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përfaqësuesi special i BE’s për Kosovë, Samuel Zbogar, ministra të digasterëve për zhvillim ekonomik, ambasadorë të vendeve të ndryshme të Europës si dhe udhëheqës të bizniseve ma të mëdhaja europiane që operojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ma tej, thuhet se, dialogu për investime organizohet nga Këshilli i Investitorëve Europian dhe mbështetet nga Qeveria e Kosovës si dhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

“Qëllimi i saj asht që me lehtësue hapjen e bisedimeve mes Investitorëve Europian dhe përfaqësuesëve të naltë të Qeverisë së Kosovës, tue ndihmue kështu në ndërtimin e nji partneriteti të fuqishëm për nji zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha sektorëve ekonomik në vend”, thuhet në fund të komunikatës.