IOM: Bjen në 88% numri i emigrantëve të ardhun në Greqi

Numri i migrantëve dhe azilkërkuesve të ardhun në Greqi në Prill, ka ra me 88 % në nji muej, simbas Organizatës Ndërkombëtare të Migrantëve (IOM).

“Në Prill u regjistruen 3.360 persona, kundrejt 26.971 në Mars”, sipas IOM.

“Kjo ranie asht rezultati i shumë faktorëve, tue përfshi edhe marrëveshjen mes BE dhe Turqisë, dhe kontrollet ma strikte në kufij të aplikuem nga Maqedonia”, vlerësoi sot Frontex, agjencia e ngarkueme me mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm të BE’s.

Frontex, nga ana e saj e vlerëson me 90% ranien e të ardhunve në Greqi në Prill dhe thekson se sirianët jane ata që vine ma s’shumti në Greqi, para pakistanezëve, afganëve dhe irakianëve.