Iraku deklaron se kalifati i ISIS ka ra (video)

Trupat irakiane kanë konfiskue rrënojat e xhamisë së madhe të Mosulit,  tha ushtria në njëi njoftim, tue deklarue se mbretnimi i ekstremistëve te ISIS në vend ka mbarue.

“Shteti i tyne fiktiv ka ra,” tha zadhanësi i ushtrisë gjenerali  Yahya Rasool për televizionin shtetnor,  tre vjet mbasi udhëheqësi i ISIS  Abu Bakr al-Baghdadi deklaroi krijimin e të ashtuquejtunit kalifat nga i njajti vend.

Flamuri i tyne i zi kishte fluturue nga minarja al-Hadba që nga Qershori 2014, kur ekstremistët arritën të kapnin nji të tretën e Irakut, mbasi u përhapën përgjatë kufinit nga Siria.

Vendi do të duhet të pastrohet nga eksplozivët, mbasi ISIS ngre shpesh në zonat që asht tërheq kurthe të zhurmshme.

Ndërkohë që rreth 300 militantë ende po luftojnë për vdekje në Qytetit e Vjetër, autoritetet e Irakut presin që beteja tetë-mujore me përfundue mbrenda ditëve të ardhshme.