Iraku e çon ushtrinë në zonat kurde, gati edhe Turqia

Parlamenti i Irakut ka vendos me dërgue forca ushtarake në pjesën veriore të vendit me qëllim ndalimin e referendumit për pamvarësi të kurdëve të Irakut të Veriut që po zhvillohet sot.

Ky vendim ka tensionue mjaft situatën në zonë mbasi autoritetet lokale të Irakut të Veriut kanë bllokue të gjitha rrugët që dërgojnë për në qytetet ma të mëdha kurde të zonës si Erbili apo Kirkuku.

Ky veprim i qeverisë së Bagdatit për me dërgue trupa ushtarake në veri vjen në të njajtën kohë kur Turqia ka kërcënue me ndërhymje ushtarake me qëllim pezullimin e referendumit.

“Na kemi me mbyllë kalimet si edhe naftsjellësit. Të shohim se ku do t’a shesin tash naftën e tyne”, -tha Erdogan pak minuta ma parë në media, ndërsa Ministri i Jashtëm i Turqisë kërcënoi se kanë me futë ushtrinë nëse preken turqit etnik në territoret e Irakut të Veriut.