Irani e kërcënon kështu Amerikën

Irani i ka kërcënue Shtetet e Bashkueme se nëse vendosin sanksione të tjera të reja kundër tij, atëherë Republika Islamike mbrenda orësh ka me braktisë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botnore, ka thanë sot Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

“Nëse Amerika dëshiron me ju rikthy përvojës së vendosjes së sanksioneve, Irani natyrisht se do të rikthehet shpejt, jo mbrenda javës apo muejit, por mbrenda orëve, me kushte ma të avancueme se para fillimit të negociatave,” ka thanë Rouhani në Parlamentin e Iranit.