Irani ekzekuton ‘shkencëtarin e CIA’

Nji shkencëtar asht ekzekutue me konop nga autoritetet iraniane. BBC raporton se Shahram Amiri, u arrestue mbas kthimit të tij nga SHBA në Iran në vitin 2010 dhe u vra sot.

Nana e Shahram Amirit tha se trupi i pajetë i djalit të saj ishte kthye në vendlindje dhe kishte sheja të konopit rreth qafës, tue kallxue se ai ishte vjerrun.

Amiri ishte mbajt në nji vend të msheft mbas kthimit të tij nga SHBA, kur edhe kishte deklarue se ishte marrë me forcë nga CIA.