Irani paralajmëron SHBA’t: Kemi me iu padite në Gjykatën e Hages

Iranian President Hassan Rouhani speaks during a press conference on the second anniversary of his election, in Tehran, Iran, Saturday, June 13, 2015. Rouhani said a final nuclear deal is "within reach" as Iran and world powers face a June 30 deadline for an agreement. Rouhani said Iran will allow inspections of its nuclear facilities but vowed that the Islamic republic won't allow its state "secrets" to be jeopardized under the cover of international inspections. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Teherani ka me i padite SHBA’t në Gjykatën e Hagës, për kthimin e disa aseteve të ngurtësueme nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik.

Presidenti iranian, tue fol para nji turme njerëzish në qytetin Kerman, bani te ditun se Irani nuk ka me heqë dorë nga pasunia e tij, tue e cilësue aktin e fundit të SHBA’ve si grabitje në mes të ditës.

Fjala asht për nji vendim të Gjykatës së Naltë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë asete iraniane, me i kalue familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.

Mirëpo Irani ka mohue ndonji rol aty ndërkohë që pretendon se asetet ishin bllokue përpara vendimit të gjykatës, si pasojë e sanksioneve.

Irani gjithashtu kundërshton nji ligj të Kongresit Amerikan, që lehtëson përdorimin e aseteve të ngurtësueme siraniane, tue pretendue se Kongresi ka hy në prerogativat e gjyqësorit.