Irani prodhon “babën e të gjitha bombave”

Nji komandant i naltë i Gardës së Korpusit të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) pretendon se vendi zotnon “babën e të gjitha bombave”, i cili zbeh murin ma të fuqishëm jo-bërthamor të SHBA’ve.

Bomba u zhvillue nën nji kërkesë të veçantë të IRGC, tha komandanti i Forcës së Hapsinës, gjeneral brigade, Amir Ali Hajizadeh, në nji intervistë të Premten.

“Mbas nji propozimi të Forcës së Hapsinës ajrore të Gardës Revolucionare, Industria e Mbrojtjes prodhoi nji bombë 10 tonësh. Këto bomba janë në dispozicionin tonë “, tha komandanti për PressTV.

Komandanti e quejti pajisjen “baba i të gjitha bombave”, tue e krahasue atë me GBU-43 / B Massive Ordnance Air Bomb (MOAB), i njoftun zakonisht si “nana e të gjitha bombave”, ndërsa peshon 9.8 ton.