Irani sulmon ISIS’in me 6 raketa

Garda Revolucionare Iraniane ka kumtue të Martën se të gjashtë raketat balistike, të cilat i ka gjuejt në pozitat e ekstremistëve të Shtetit Islamik, kanë qëllue caqet.

Zadhanësi i Gardës Revolucionare Ramazan Sharif ka deklarue për AP se “burimet lokale si dhe xhirimi nga droni kanë konfirmue se raketat i kanë qëllue caqet”.

Mirëpo, nuk asht ba e njoft se çka asht qëllue me saktësi. Sharif ka thanë se shkrepja e raketave e pasqyron “fuqinë ushtarake” të Iranit, por ka theksue se Teherani nuk e ka ndërmend me fillue luftë të re.

“Nuk jemi iniciator i ndonji konflikti apo lufte, por nuk tolerojmë krijimin e pasigurisë në vendin tonë”, ka porosit Sharif.