‘Irma’ ka me goditë edhe villën 28 milionëshe të Donald Trump’it (foto-video)

Miliarderi amerikan, Donald Trump, që kishte marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 Kallnor, ka në pronësi nji villë në Karaibe, shkruan Business Insider.

Ekspertët kanë thanë që uragani Irma, që asht ma i madhi uragan i regjistruem në Oqeanin Atlantik, ka me goditë gjatë rrugës edhe shtëpinë 28 milionë dollarëshe të Trumpit në nji ishull të Karaibeve.

Trajektorja që pritet të marrë uragani Irma

 

Shtëpia e madhe me 11 dhoma gjumi ishte qitë në shitje nga Trump për 28 milionë dollar, por deri tash askush nuk asht interesue për me ble.

Pastaj, çmimi i ishte zbrit për disa milionë, por blemësit nuk kanë qenë të interesuem dhe Trump e ka l’shue me qira për turistë.

Villa e Donald Trump në Karaibe

 

Uragani Irma parashikohet që ka me goditë SHBA’n në Florida.

Amerika Veriore asht godit ditë ma parë edhe nga nji tjetër uragan me emnin Harvey, që vrau dheta persona dhe shkaktoi dame të shumta materiale. /metro

 

Shperndaje në: