‘Irma’ po shkatërron gjithçka para vetës, e tmerrshme edhe zhurma e tij! (video)

Uragani “Irma” u përplas me tërbim në Karaibe tue lanë mbas rrugë të përmbytuna, shtëpi të shkatërrueme dhe qinda-mija vetë të bllokuem dhe pa energji elektrike.

Shpejtësia e erës arrinë deri në 300 kilometra n’orë, tue e ba “Irmën” uraganin ma të fuqishëm të regjistruem ndonjiherë në Oqeanin Atlantik.

Kuba, Bahamas dhe Ishujt Virxhine po pregaditen m’u përball me uraganin monstër, ndërkohë që autoritetet franceze në territorin Saint Barthelemy dhe Saint Martin flasin për përmbytje apokaliptike dhe erna aq të forta sa kanë rrxue edhe ndërtesat qeveritare.

 

Në shumë zona ka nis menjiherë shpërndamja e ushqimeve dhe ilaçeve, ndërkohë që uragani vazhdon rrugëtimin e vet drejt tokës amerikane.

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Puerto Riko dhe Ishujt Virxhin të Amerikës, tue mobilizue kështu edhe agjencitë federale që ndërhyjnë në rast katastrofash natyrore.

Nji stuhi e tretë tropikale u formue në Atlanik mbas “Irmës”, ai “Jose”, e pritet që edhe ai m’u shndrrue në uragan ma vonë gjatë javës.