Ironizon Hilmi Jashari: Ma randësi çmimi i patates se të drejtat e njeriut

Avokati i Popoullit Hilmi Jashari, kritikoi sot Qeverinë se nuk ka raportue asnji herë në Kuvend për të drejtat e njeriut.
E po për këtë arsye, Avokati i Popullit tha se ka me rekomandue raportimin s’paku nji herë në vit të Kryeministrit për respektimin e të drejtave të njeriut.

Derisa Jashari kritikoi Kryeministrinë për mungesë të prioritetit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesja e zyrës së tij për qeverisje të mire, Sadete Dema- Kajtazi, lavdoi ligjet egzistuese.

Ndërsa Drejtori i operacioneve nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Christof Stock, përshëndeti krijimin e koalicionit të 7 OJQ’ve dhe premtoi mbështetjen e zyres së bashkimit europian në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

ERAC asht koalicioni për të drejta të barabarta për të gjithë, e cila ka bashkue 7 OJQ që punojnë në fushën e sundimit të ligjit në bashkëpunim të ngushtë me 19 OJQ të tjera, që punojnë në nivel lokal në fokus të veçantë mbrojtjen e të drejtave themelore të grupeve të rrezukueme, apo të margjinalizueme.