Isa Mustafa: Agron Mustafa ka punue dhe po punon mirë

isaagroni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizitu sot Telekomin e Kosovës -Vala, ku asht prit nga drejtori i Valës, Agron Mustafa.

Ai gjatë vizitës së tij ka thanë se Qeveria asht e interesueme për rritjen e investimeve dhe që Telekomi të jetë lider në vend.

Mustafa ka theksue se nuk ka asnji vërejtje ndaj drejtorit të Valës Agron Mustafa.

“Po të kisha vërejtje do ta shfaqja. Do të punojmë me bankën europiane, mbasi kanë shfaq interesa të marrin pjesë në investime. Do të punojmë bashkërisht që objektivat të jenë të përbashkëta”, ka thanë Mustafa.

Nërsa drejtori i Valës së Kosovës Agron Mustafa tha se asht kënaqësi që ka kryeministrin në vizitë, mbasi e ka pas profesor dhe mentor.

“E njoftuem kryeministrin mbi zhvillimet dhe trendet që kanë ndodh në sektorin e telekomit.

Kryeministri ka ardh me dy ministra, që tregon se ka peshë”, tha drejtori Mustafa.

Në vizitë me kryeministrin ishte edhe ministri i financave Abdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.