Isa Mustafa emnon ministrat e ri, qe emnat që janë zavendësue

Mbasi janë ba deputetë, kanë heqë dorë nga pozita e ministrit, mbasi këtë jau kishte kërkue shefi në detyrë i Qeverisë, Isa Mustafa.

Hykmete Bajrami ministre e Teregtisë dhe Industrisë, Arban Abrashi i Punës dhe Mirëqesnies Sociale, Kujtim Shala i Kulturës, Lutfi Zharku i Infrastrukturës, kishin heqë dorë nga pozita e ministrit, ndërsa sot janë zavendësue me nji vendim të kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi. Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.