Isa Mustafa ia mohon të drejtën e fjalës aktivistes së LDK’s

Mirë që ishin shumica gra, sepse sot ka mujt me u rikthye shumë lehtë Kuvendi i karrigave mbrenda LDK’s.

Gati kështu ndodhi edhe sot, kur aktivistes së vjetër të LDK’s, Naxhije Bajraktari, nuk iu dha fjala.

Edhe pse për disa herë tentonte me i ba pyetje kryetari të Partisë, Isa Mustafa, ajo vazhdonte me u refuzue dhe nuk u përfill hiç, derisa vendosi me e lëshue krejt manifestimin e 26-vjetorit të themelimit të Forumit të Grues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa Kryetarja e Forumit të Grues së LDK’s, Lirije Kajazi tha se gratë e LDK’s janë pjesë e shtetndërtimit të Kosovës.

Në manifestim morën pjesë edhe nji numër i deputetëve meshkuj të LDK’s.