Isa Mustafa ja përmend 4 pika Qeverisë Haradinaj

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, ka thanë se, ‘ata që penguen liberalizimin, duhen me ba tash të lundërtën’, tue i dërgue mesazh kështu tash kryeministrit, Ramush Haradinajt.

Shkrimi i tij:

Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!
1. E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi;
2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga
3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje;
4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor.
I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave.

Shperndaje në: