Isa Mustafa ka nji kërkesë drejtue VV’s

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, thotë se asht obligim moral, politik e njerëzor që Lëvizja Vetëvendosje me dalë dhe me i sqarue të gjitha sulmet, kërcënimet, dosjet e dërgueme në prokurori dhe shumë çashtje tjera të bame ndaj tij.

Megjithatë, në nji intervistë për KosovaPress, kryetari i LDK’s, thekson se nuk dëshiron me lidhë fatin e shtetit dhe funksionimit të institucioneve të vendit me rastet individuale, prandaj ka autorizue përfaqësuesit e LDK’s që të flasin me ata të Vetëvendosjes për me pa mundësinë e nji bashkëpunimi nëse arrihet të harmonizohen programet për shumë çashtje të randësishme.

Mustafa sqaron se nuk kishte kërkue asnjiherë nga Vetëvendosje që m’i tërheq dosjet nga prokuroria, porse të dal dhe të deklaroi se ato i ka ba vetëm për efekte politike, mbasi prokuroria ka dhanë fjalën e saj dhe nuk ka gjetë asgja në to që e inkriminojnë atë.

Megjithatë, kryetari i LDK, thotë se ai nuk dëshiron që rasti i tij si kryeministër i sulmeve me u ba tash shkas i mosfunksionimit të shtetit.

Simbas tij, për me bashkëpunue me VV, ajo duhet me tregue për orientimin e saj dhe për shumë çashtje me randësi, si asht zhvillimi ekonomik, dialogu, ushtria, liberalizimi që lidhet me Demarkacionin dhe çashtje tjera.