Isa Mustafa nuk e don rrogën si ligjërues në UP

Rektori i sapozgjedhun i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e nisi ditën e sotme tue pritë në takim Kryeministrin e vendit, Isa Mustafa dhe Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.

E mbas këtij takimi ata mbajtën edhe nji konferencë për media, për me tregue se kanë bisedue për gjendjen aktuale dhe stabilizimin e Universitetit të Prishtinës.

Ndërsa, Kryeministri Mustafa u shpreh i gatshëm me i ofrue mbështetje UP’s në aspektin legjislativ dhe buxhetor, për me ruejtë cilësinë dhe pamvarësinë e këtij institucioni.

Por i pyetun për kompensimin e rrogave të vitit të kaluem, të cilin e vendosi Gjykata e Apelit, Kryeministri tha se nuk ka me e kërkue këtë, me arsyetimin se nuk ka mbajtë mësim.

E Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se me menaxhmentin e ri ka fillue koha e përgjegjësisë akademike për ngritjen e cilësisë.