Ish-anëtarët e Vetëvendosjes i bashkohen PDK’s

Ish-anëtarët e Vetëvendosjes, të cilët ma vonë kishin formue Fraksion +, nga sot janë ba pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë njoftim e bani i pari i kësaj partie, Kadri Veseli gjatë nji konference për media .

Veseli tha se ky asht nji bashkim i ideve dhe koncepteve drejt rrugëtimit tonë cilësor për fuqizimin e vendit.
Ndërsa, Ajnishahe Halimi nga Fraksion + ka thanë se arsyet e këtij bashkimi janë idetë e njajta për ndërtimin e shtetit.

Ndërsa kryetari nuk la pa folë edhe për riformatimin e Qeverisë. Ai tha se partia e tij asht e gatshme me i dërgue emnat.

E tu komentue protestën e AAK dhe Nisma ai ritheksoj se nuk ka me pasë ndryshime në datat e zgjedhjeve.