Ish-deputetët ‘me emën’ që nuk arritën me fitue edhe nji mandat

sabrihamiti

Sabri Hamiti për disa vjet ka mbajtë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, derisa për pesë mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit e lanë për herë të parë jashtë legjislativit, akademikun e LDK.

Në këtë mandat nuk kanë arritë të zgjedhen deputetë as Arsim Bajrami e as Hajredin Kuçi, deputetë për disa mandate dhe ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, e cila inicioi mocionin e votëbesimit për rrximin e qeverisë “Mustafa”, nuk asht “shpërblye” nga elektorati edhe për nji mandat në Kuvend.