Ish-deputeti: Skenderbeu ishte maqedonas me emnin Gjorgji

Nji skandal po trondit Maqedoninë, kësaj rradhe ish-deputeti maqedonas Filip Petrovski jep dëshmi të rrejshme përmes nji shkrimi autorial se heroi kombetar Gjergj Kastrioti nuk asht shqiptar, po maqedonas.
Ai shkruen se Gjergj Kastrioti asht Aleksandri i dytë maqedonas i lindun me 6 Maj të vitit 1405, ndërsa ka ndërrue jetë me 17 Kallnor të vitit 1468 dhe asht i varrosun në Krujë. Simbas tij, heroi kombetar Gjergj Kastrioti ka qenë sundues i Maqedonisë dhe i Epirit me seli në Krujë, që nënkupton Shqipninë e sotme, gjegjësisht Maqedoninë perendimore ose Maqedoninë malore. Ai ka qenë biri i Ivanit dhe Vojsllavës.
Ndryshe, Vojsllava ka qenë motra e Kralit Marko, e bija e sunduesit nga Prilepi, VOLLKASHIN, i cili ka qenë vlla i UGLESHËS. Gjergj Kastrioti në moshën e re asht dërgu nga baba i tij Ivan me ndjek shkollimin në Venedik të Italisë, ku ka mbaru shkollën ushtarake.

Ish deputeti maqedonas mes tjerash shkruaen se “mirditët gego-arnaut”, që nënkupton shqiptarët, për heroin e tyne nuk i kanë kushtu asnji kangë. Çfare paradoksi!? Për këtë nuk nevojtet ndonji koment, shkruen mes tjerash Petrovski.
Ai në shkrimin e tij të fundit të shkruem në gjuhën maqedonase, thote se Skendërbeu e ka emnin “Gjorgji Kastriot”.
Historianët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipnia – po heshtin.

petrovskii

petrovski