Ish-gjenerali i NATO’s: Bombardimi i Serbisë, ishte mesazh për Rusinë

Në promovimin e librit ‘Përse NATO bombardoi Serbinë’, gjenerali i pensionuem italian i NATO’s Biagio di Grazia, ka thanë se bombardimi i ish’Jugosllavisë ishte “luftë eksperimentale”.

Përveç kësaj, Di Grazia madje ban nji paralele në mes të bombardimit të Serbisë dhe hedhjen e bombës atomike në Nagasaki.

“Kjo ishte luftë eksperimentale e NATO’s e cila i ka shërby, përveç tjerash, me trajnue aviacionin e vet në sulm ku kishte disproporcion në mes atij që sulmon dhe atij i cili “mbrohet”, thotë Di Grazia.

Ai këtë e ka thanë në intervistë për gazetën serbe Politika, me rastin e publikimit të librit të tij “Përse NATO bombardoi Serbinë”, në të cilin e ka “përshkrue eksperiencën e tij nga të shërbimi”.

Tue komentue paralelen e bombardimit të Serbisë dhe bombës atomike në Nagasaki, Di Grazia thotë se “nëse bomba atomike asht gjuejt në Hiroshimë pjesërisht mund të kuptohet si akcion ushtarak, por ajo e dyta, e gjuejtun në Nagasaki, në momentin kur Japonia ishte e gatshme për kapitullim, ka shënue fillimin e Luftës së Ftoftë dhe ishte porosia e SHBA’ve për Bashkimin Sovjetik”.

“Ndërsa bombardimi i Serbisë, i dërgoi porosi Rusisë për atë se kush asht fitues në Luftën e Ftoftë”, ka thanë ai.