Ish-gjenerali i ushtrisë jugosllave, arrestohet paradite e lirohet mbasdite

Ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave dhe serbe, Milovan Bojovic që asht arrestue sot në pikën kufitare në Merdar, u lirue.

Policia e Kosovës e ka ndalë atë si të dyshuem për krime lufte, por asht dashtë me lirue sepse nuk ka pasur prova.

Simbas KMDLNJ, gjenerali Bojovic ka pasë përgjegjësi komanduese dhe ka udhëheqë operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit.