Ish-kandidati i AKR’s mbështet Lladrovcin për kryetar të Drenasit, qytetarët s’lajnë gja pa i thanë (foto)

Kandidati i PDK’s për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë mbështetjen për zgjedhjet e 22 Tetorit edhe nga ish-kundërkandidati i tij, Elmi Thaçi, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 4 Dhetorit në Drenas garoi për me qeverisë këtë komunë si kandidat i AKR’s.

Tue qenë i sigurt se ka me dalë fitues nga zgjedhjet e 4 Dhetorit në Drenas, Thaçi kishte deklarue se qytetarët e kësaj komune janë vetëdijesue dhe nuk kanë me votue për ata që “i kanë plaçkitë”, kështu tue aludue te PDK’ja.

Por, vetëm 9 muej më vonë, ky ish-kandidat për kryetar të Drenasit, i cili kishte arritë me sigurue nji numer të vogël të votave, ka ndrrue qëndrimin e tij, tue u shprehë i bindun se PDK’ja asht ajo, e cila duhet me u votue në zgjedhjet e 22 Tetorit, shkruen GazetaBlic.com

Me kryetarin Lladrovci, forca e ndryshimit është realitet. Voto nr 94 PDK. Voto Ramiz Lladrovcin për kryetar komune”, ka shkrue Thaçi në nji publikim në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, të cilit ia kishte bashkëngjitë edhe nji fotografi ku shihet pranë Lladrovcit.