Ish-komandanti i NATO’s: Siria të ndahet si Jugosllavia

Ish-komandanti i NATO’s, James G. Stavridis, ka thanë se perkundër armëpushimeve të aty-këtushme që mund t’arrihen në Siri, lufta nuk e ka ndërmend të ndalet, prandaj asht mirë që Siria të ndahet.

Stavridis ka shkru për agjencinë e lajmeve ‘Foreign Policy’ se varianti ma i mirë do t’ishte të përdorej shembulli i ish-Jugosllavisë ose sistemit momentale të Bosnjës.

“Askush nuk ka dëshirë të ndajë nji shtet, por asgja nuk ma mbet ma në të”, ka shkrue Stavridis.

Ai në nji shkrim të gjatë ka shpjegu edhe specifikat e ndamjes.

“Sigurisht, qasja mund të jetë për nji ndamje të plotë të vendit, pak a shumë sikur shpërbamja e Jugosllavisë mbas vdekjes së Marshal Josip Titos, ose nji sistem federativ shumë të ndamë si asht Bosnja dhe Herzegovina mbas Dejtonit”.

“Ndoshta edhe në nji ndamje të tipit si n’Irak – njifarë federate e dobët”, shkruen Stavridis.