Ish-komandati serb Dikic e pranon fajësinë për sulmin terrorist në Podgoricë!

Shtetasi serb, ish-komandant i xhandarmënisë serbe, Bratislav Dikic, i dyshuemi kryesor nga gjyqësia e Malit të Zi për sulme terroriste në Podgoricë në ditën e zgjedhjeve, ai vendosi me pranue fajin dhe me bashkëpunue me Prokurorinë.

Tue ju referue njohunive të tij, gazeta malazeze “Pobjeda” thotë se Dikic ditët në vijim ka me nënshkrue thirrjen për bashkëpunim dhe kështu konfirmojnë se mbas deklaratave të kerkesës për hetim ndaj tij dhe Aleksander Sindelica (i dyshuemi tjetër) të cilët e kishin organizue sulmin që ishte dasht të kryhej në Malin e Zi, ky i fundit kishte kërkue bashkëpunim me Prokurorinë edhe ma herët.

Simbas “Pobjeda” Dikic po e ndjen peshën e provave.

Ai kerkoi me folë me prokurorin dy herë mbrenda nji dite, ku më pas i tregoi gjithçka që di dhe i konfirmoi detajet e hetimit.

Në të njajtën kohë, Dikic asht njani nga personat që mundet me vue në dukje rolin e disa njerëzve të randësishëm nga Mali i Zi e që janë të lidhun me Serbinë.

Në deklaratat fillestare Dikic kategorikisht ka mohue fajësinë e tij.

Besohet se ish-komandanti i xhandarmënisë ishte absolutisht i bindun se mbledhja e fakteve dhe provave kishte me qenë e veshtirë.

Natyrisht, thotë gazeta, ai ishte i sigurt se shumë prej ekipit të tij të gjanë nuk i dinë saktësisht detajet e tentativë-sulmit.

Megjithatë, hetuesit malazezë kanë bashkëpunue me kolegë nga Serbia, ku përmes këtij bashkëpunimi edhe kanë dalë në dritë disa deshmi të reja materiale, prova dhe lidhje me njerëz nga Rusia dhe individëve nga Mali i Zi.