Ish kryeministri jugosllav i ‘ban dhe’ serbët, thotë se nuk kanë me ja pa hajrin Trump’it

Ish-kryeministri jugosllav dhe biznismeni, Milan Panic beson se edhe pse Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA nuk ka me pasë asnji ndikim në Serbi.

“Nuk pres nji ndryshim në asnji nivel. Serbia asht vend i randësishëm në botë, por sa i përket Amerikës dhe politikës së saj ndaj Serbisë nuk ka me ndryshue asgja. Nuk ka ndryshue gjatë kësaj kohe, por as në t’ardhmen nuk ka me ndodh”, ka thanë Panic, tue shtue se amerikanët e shohin Serbinë si pjesë të Europës.

Ai tha se nuk ka me ndryshue asgja në lidhje me Shtetet e Bashkueme në Serbi sikur edhe me pasë fitue Hillary Clinton.

Ndryshimi në marrëdhaniet në politikën e jashtme, konsideron Panic, ka me qenë midis SHBA’ve dhe Rusisë, që simbas tij po afrohen çdo ditë e ma shumë.

Simbas tij, asht vështirë me u parashikue se Trumpi mundet me vizitue Serbinë.