Ish kryeministri kroat, këshilla Kosovës për anëtarësim në BE

Ish-kryeministri kroat, Zoran Milanovic, ka qëndrue në nji vizitë pune në Shqipni ku asht takue me kryeministrin Edi Rama. Mbas kësaj vizite, ai ka kalue edhe në Kosovë.

Kështu shkruen portali kroat 24sata.hr. Simbas këtij portali, Milanovic mbas daljes nga politika, ka vendosë të merret me biznisin e tij privat, dhe kështu raportohet të jetë në diskutimet përfundimtare me përfaqësuesit e Qeverive në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton lajmi.net.

“Puna e tij kishte me përfshi shërbime konsulte rreth afrimit me BE’në dhe me procedurat që kërkohen në përshtatjen e ligjeve të tyne, Kosovës dhe Shqipnisë, me sistemin europian të drejtësisë”, shkruan 24sata.hr.

zorani-millanoviq-650x358