Ish-luftarët e UÇK’s dalin në protestë

veteranet

Mos-formimi i nji komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë ba që ish-ushtarët e UÇK’s të organizohen për protestë.

Për këto dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës sot mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.