Ish-ministri shpallet i pafajshëm n’Shqipni

Myqerem-Tafaj

Gjykata e Naltë ka shpall të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria kishte kërku nji vit burg për ish-ministrin Myqerem Tafaj.

Akuza për shpërdorim detyre lidhet me kohën kur Tafaj mbante postin e ministrit të Arsimit në qeverinë “Berisha”.

Tafaj, tash deputet i PD’s, akuzohej për akreditimin e fakulteteve të universitetit “Vitrina”, pamvarësisht se Këshilli i Akreditimit ka qenë kundër.

Simbas akuzës, Tafaj i ka shkaktue dame shtetit dhe studentëve për akreditimin e degëve, të cilat nuk ishin në përputhje ligjore.