Ish-oficeri Kadri Kastrati: Si luftuem kundër Vojislav Seselj në Kroaci

Vendimi i djeshëm i Tribunali të Hagës për me e shpallë të pafajshëm Vojislav Šešelj, ka ngjallë reagime të shumta në mbarë Ballkanin. Kroatët kanë qenë ma t’lenduemit me këtë aktgjykim, për shkak se pretendohet se krimet ma t’mëdhaja, ai i ka krye në këtë shtet të ish-Jugosllavisë.

Mirëpo, pjesë e betejave të kësaj lufte nuk kanë qenë veç kroatët e serbët. Edhe nji numër i konsiderueshëm i shqiptarëve u patën rreshtue në radhët e ushtrisë kroate. Televizioni Rrokum ka bisedue sot me njanin prej tyne.

Gjenerali Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK’s, i cili që nga 17 Korriku i vitit 1991 deri në fundin e vitit 1994, ka qenë pjesëmarrës në shumë beteja të Kroacisë, e ka cilësue këtë aktgjykim krejtësisht politik.

Gjenerallejtënant Kastrati, i cili ka shërbye edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thotë se nuk e kupton se si mundet mos me u dënue dikush, që edhe vetë i pranon krimet e tij.

Simbas Gjenerallejtënant Kastratit, Seselj nuk asht përgjegjës vetëm për krime në Kroaci, po edhe për ato në Bosnje e Kosovë.

Ai thotë se qysh dje, ka bisedue me shumë bashkëluftarë të tij kroatë e shqiptarë, dhe ky aktgjykim ka qenë shokues për ta.

Ish-Komandanti i FSK’s nuk sheh asnji dallim ndërmjet kriminelit Radovan Karadzic dhe Seselj, madje ai e rangon ma nalt se Karadzicin. Kastrati asht i sigurtë se nëse Seselj provon me shkue në Kroaci, ashtu si provokoi dje, ka me u arrestue prej autoriteteve shtetnore të Kroacisë.